Policia raporton për pesë raste të dhunës në familje gjatë javës së kaluar

Policia njoftuar se gjatë javës së kaluar, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj , 2 raste në Shtërpcë dhe 1 rast në Kaçanik.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 4 persona janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 1 person është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”