Policia speciale bastis edhe vilën e Radoiçiqit në Ujman

Shënjestër e kontrolleve të realizuara sot nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të vendit, është edhe një vilë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Siç raporton Klan Kosova, Policia e Kosovës ka shkuar për kontroll edhe në vilën e Millan Radoiçiqit, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e cila gjendet në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.

Ndërkaq, sipas pamjeve të publikuara nga Radio Televizioni i Kosovës, pas kontrollit në vilë, policia ka konfiskuar një varkë.

Snajperisti gjerman i UÇK-së: Terroristët në Manastir duhej të kapeshin të gjallë