Portali i afërt me pushtetin: Policia e Kosovës ka arrestuar disa prej grabitësve të argjendarisë në Therandë

Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore i ka rënë në gjurmë grupit që kreu grabitjen e armatosur në Therandë.

KosovaNews nga burimet e saj brenda Policisë mëson se në orët e pasdites ka lokalizuar disa të dyshuar dhe tashmë i ka arrestuar disa nga personat e armatosur të cilët u përfshinë në grabitjen e argjendarisë tre ditësh në qytetin e Therandës ku mbeti i plagosur një polic.

Operacioni është në zhvillim e sipër dhe posa të kemi informacione të reja do të raportojmë.