Presidentja Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për kryeprokuror

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nuk e ka bërë dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Në konferencë për media ajo ka thënë se ka bërë vlerësimin e procedurave, ku thekson se janë bërë dhjetra shkelje, njofton KlanKosova.tv.

“Sot e kam njoftuar KPK-në, duke pasë parasysh shkeljet që janë bërë, jam obliguar që të mos e bëj dekretimin e kandidatit për kryeprokuror, sipas propozimit të datës 8 prill 2022”, ka thënë Osmani,

“Kam ftuar KPK-në që të ndjekë procedurat kushtetuese dhe ligjore që janë në funksion të integritetit dhe funksionimit të këtij institucioni”.

Disa nga shkeljet që ka numëruar Osmani, janë:

Shmania nga kriteret ligjore.
Mohimi i mundësisë për mjet anikomor brenda KPK-së për kandidatët e pakënaqur
Shkelja e procedurave të vlerësimit të reputacionit të kandidatëve
Shkelja e procedurave të konceptdokumentit
Cenimi i parimit të meritokracisë
Mungesat e dërguara të dokumentacionit në KPK