Presidentja Osmani, prindërit e Rita Orës, disa nga pjesëmarrësit në koncertin e Armend Rexhepagiqit

Prindërit e Rita Orës kanë ardhur në Prishtinë.

Ata kanë marrë pjesë në koncertin e kantautorit Armend Rexhepagiqi mbrëmë në sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka Publikuar fotografi nga ky koncert.Edhe presidentja Vjosa Osmani me bashkëshortin Prindon Sadriu kanë marr pjesë në këtë koncert.

Postimi i plotë:

✨Një natë e magjishme, nën tingujt fantastik të kantautorit Armend Rexhepagiqi, i cili me këngët e tij na bëri të përjetojmë momente të paharrueshme dhe të mbushura me nostalgji.💃🏽🎉
Mbrëmë, ishte vetëm nata e parë e Prishtina Gastronomy Festival e qytetarët mbushën plot sheshin “Adem Jashari”.Muzikë të mirë do të ketë edhe përgjatë netëve të tjera, që do t’i sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme #kryeqytetit
Gjithë vera do të jetë plot me festivale e aktivitete kulturore për të gjithë qytetarët e Prishtinës.💛#prishtinapërjetimeve💛
#festivaligastronomise