Presidentja Osmani publikon pamje të ambasadorit Hovenier së bashku me vajzat e saj, të tre këndojnë “Jingle Bells”

Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot festojnë Krishtlindjen. E festimi i kësaj feste po shënohet edhe në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani, ka publikuar në Instagram një video shumë të veçantë, përmes të cilit ka uruar edhe festën e Krishtlindjes.

Në videon e publikuar shihet ambasadori amerikan Jeff Hovenier teksa i bie pianos dhe së bashku me të dy vajzat e presidentes Osmani, këndojnë këngën e famshme të Krishtlindjes “Jingle Bells”.

VIDEO