Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Korenë e Jugut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushllime për të gjitha viktimat që humbën jetën në Seul të Koresë se Jugut, në një tollovi që u shkaktua në organizimin e festës së Halloween.

Osmani në Twitter ka shkruar se është e pikëlluar nga tragjedia.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kujtojmë se në Korenë e Jugut, në këtë tragjedi kanë vdekur 151 persona teksa janë lënduar 82 të tjerë.