Pretendimet që “protestat në Serbi i organizoi Perëndimi”, reagon ashpër BE-ja

Bashkimi Evropian (BE) i ka hedhur poshtë të hënën pretendimet serbe se Perëndimi i nxiti protestat disa ditore në Serbi dhe se po tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Serbisë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha gjatë një konference për media në Bruksel se këto pretendime i ngjasojnë “narrativës ruse”.

“Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza të rrejshme dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim të pengimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së”, tha Stano.

Politikanët në Serbi e kanë akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave në Beograd kundër parregullsive të dyshuara në zgjedhjet e të muajit të kaluar.