Pretendojnë se Faton Hajrizi ka vjedhur një biçikletë, mediet serbe publikojnë një video

Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe dje gjatë ditës. Hajrizi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e tij.

Identiteti i tij u konfirmua tek në mbrëmje. Mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi, teksa kanë publikuar edhe një video ku pretendojnë se Faton Hajrizi është duke vjedhur një biçikletë në Lloznicë.

Gazeta beogradase “Blic” ka publikuar detaje rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Loznicë të Serbisë.

Sipas një versioni të tyre, Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë

Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.

‘Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi policia e plagosi Hajrizi filloi të çalojë, ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt”, shkrun Blici serb duke u thirrur ne hetues policor.

“Blic” ka publikuar fotografi të xhaketë së lëkurës së Faton Hajrizit dhe të veturës së policisë të shpuar nga plumbat

Tutje, duke u thirrur në burime shkruan se dyshohet se Faton Hajrizi e ka thyer celularin dhe e ka hedhur.