Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se profesori universitar, Mensur Neziri, do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se profesor Neziri i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.
“Vizionit tonë për Kosovën e sigurtë dhe të zhvilluar po i bashkohen profesionistë të shumtë, të dëshmuar në shumë fusha e me një përvojë të pasur institucionale dhe akademike. Ardhja e Prof. Mensur Nezirit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik”.
“Kisha kënaqësinë që me Prof. Mensurin, të bisedojmë për proceset që na presin dhe zhvillimet e fundit në degën e Aleancës në Shtime. I shpreha përkrahjen pa rezervë në rrugën tonë të përbashkët dhe i urova suksese në kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.