“Prishtina e përjetimeve” – Përparim Ramës një lagje në kryeqytet i pushtohet nga bërllogu

Si shumë pjesë të ndryshme të Prishtinës të cilat janë të mbushura me mbeturina, ashtu edhe një pjesë lagjes Bregu i Diellit është e stërmbushur me të tilla.

Ekipi i lajmi.net ka qëndruar në këtë lagje, dhe nga ajo që shihet, vërehet një gjendje e rënduar me prezencën e mbeturinave.

Aty shihet një hapësirë e konsiderueshme ku shihen mbeturinat në stoqe.

Sipas të gjitha gjasave këto mbeturina aty janë hudhur nga vet banorët që ndodhën përreth asaj zore.