Prishtina eliminon Dritën dhe shkon në finale të Kupës, atje e pret Ballkani

Prishtina – Ballkani është finalja e këtij edicioni në Kupën e Kosovës.

Përderisa therandasit eliminuan rivalin lokal, Suharekën, kryeqytetasit pas vazhdimeve mposhtën Dritën 0-1, për të arritur finalen e trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin tonë.

Ky duel pritet të jetë i rëndësishëm në veçanti për bardhekaltërit që po synojnë evropën, ku kupa është moduli i vetëm, për shkak se aktualisht ka nëntë pikë më pak se Malisheva që gjendet e katërta, për të shkuar në rast të triumfit të Ballkanit në finale.