Prishtinë: Një femër gjendet pa shenja jete në banesën e saj

Një femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.

Siç raporton policia, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:50.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.