Prishtinë: Një qytetar sulmohet me armë zjarri, gjenden 6 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.

Një qytetar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga një person që po lëvizte me veturë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja dhe një telefon mobil.

Njoftimi i Policisë:

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura ka shtënë disa herë në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja dhe një telefon mobil. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtutjeshme hetimore.