Prishtinë: Policia e kap me drogë një grua 29-vjeçare, shoqërohet në stacion policor

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, e të shpeshtë janë edhe të miturit.

Kështu ka ndodhur edhe të enjten në orët e mbrëmjes, ku një njësi policore derisa po patrullonte në rrugën “Hys Popova” ka ndalur për kontroll një 29-vjeçare, nën dyshimet se posedon gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se gjatë kontrollit, te e dyshuara A.K., janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me sasi të substancës narkotike, që dyshohet se ka qenë e llojit marihuanë.

Gazeta mëson se pas kontrollit, e dyshuara është dërguar në stacion policor për t’u intervistuar, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj saj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.

Sektori privat nuk heq dorë, kërkohen nga 50 euro shtesë