Pritet asfaltimi i dy rrugëve të Rahovecit, komuna thirrje shoferëve që të shmangin qarkullimin në akset përkatëse

Dy rrugë të qytetit të Rahovecit, “Abdullah Bugari” dhe “Mulla Cufa” pritet të asfaltohen gjatë ditës së sotme.

Kështu ka bërë të ditur edhe komuna e Rahovecit, që u ka bërë thirrje shoferëve që të shmangin qarkullimin në këto dy rrugë, përcjell 07 Press.

“Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit që sot, gjatë ditës pritet të bëhet asfaltimi i rrugës “Abdullah Bugari” si dhe rrugës “Mulla Cufa”. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, që gjatë lëvizjes në komunikacion që të shmangin këto dy segmente rrugore, deri në përfundim të asfaltimit të rrugëve”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Më poshtë edhe postimi i plotë: