Pritet të mblidhen katër komisione parlamentare

Këtë të martë është e paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për rrugët, shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore.

Po ashtu, edhe Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 do ta shqyrtojë miratimin e listës së dëshmitarëve.

Kurse, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do t’i votojë raportet vjetore të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin për vitin 2022, si dhe do ta bëjë shqyrtimin e propozim-amendamenteve për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit.