Probleme me frymëmarrje nga zjarri në Elkosin e Pejës, 6 persona në spital

Së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë.

“6 persona janë paraqitur që kanë probleme me frymarrjen”, thuhet në njoftimin e tyre.