Problemi i 2 eurove fals: Këto janë 10 mënyrat se si mund t’i dalloni nga origjinalet

Monedha 2 euroshe në Kosovë është bërë problematike. Tash e disa ditë, pothuajse kjo monedhë joformalisht ka dalur nga qarkullimi pasi operatorët ekonomikë nuk po pranojnë të tilla për shkak se në treg ka numër të madh të 2 eurove falso.

Por, cila është mënyra më e mirë që edhe ju të mos bini pre e mashtrimit me 2 euro false?

Janë disa mundësi, por, mënyra më e mirë është duke e krahasuar një monedhë origjinale me monedhat e tjera dhe më poshtë janë disa nga detajet dalluese, shkruan Paparaci.

Një monedhë 2 euro false ka:

  • Cilësi më të dobët dhe detaje ndryshe të dukjes
  • Unaza/rrethi dhe qendra e monedhës janë me ngjyra të ndryshme nga origjinali.
  • Mungojnë shkronjat në skaje të unazës
  • Kanë drejtshkrim të gabuar ose font ndryshe
  • Janë në madhësi të ndryshme
  • Kanë trashësi dhe diametër të ndryshëm
  • Ka unazë se bërthamë me madhësi të ndryshme
  • Kanë peshë të ndryshme
  • Ndonjëherë mund të kërkohet edhe xham zmadhues për të ditur dallimet.

Këto janë disa nga mënyrat se si mund t’i bëni dallimet e monedhave false.