Një aksident trafiku kishte ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, në lagjen Emshir në Prishtinë.
Të përfshira në këtë aksident kanë qenë një këmbësore dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Burimet e Indeksonline mësojnë se e ndjera është, Nushe Lajqi, e cila ishte profesoreshë në universitetin ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë.