Prokuroria Themelore e Pejës lidhur me rastin e sulmit ndaj Minirie Nurës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ka marrë vendimin që tri infermierët e përfshira në sulm të ndalohen në paraburgim me nga një muaj.
Infermieret e ndaluara janë, Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.
Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihej infermierja Pelaj duke e goditur me shpulakë e shqelma të moshuarën derisa dy infermieret tjera qeshin dhe e filmojnë gjithë ngjarjen