Prokuroria nis hetimet ndaj Shpejtim Bulliqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kjo pas akuzave që bëri në drejtim të tij, ish-drejtori i Inspeksionit, Besnik Mulliq, i cili u shkarkua nga vetë Bulliqi.

Ish-drejtori përmes një postimi në rrjetin social Facebook kishte deklaruar se kryetari e pengoi në zbatimin e ligjit, për rrënimin e disa objekteve në Batllavë.

Defekt në gypin në Radostë të Rahovecit, mbi të u ndërtua një shtëpi pa leje

“Lidhur me pyetjet tuaja ju njoftojmë se Prokuroria është duke i shqyrtuar të gjitha pretendimet e dhëna ne opinionin publik nga zotëri Mulliqi, si dhe do te veproëjme konform dispozitave ligjore ne fuqi” kanë thënë nga prokuroria për Klan Kosovën.

Kujtojmë që për këtë çështje, ditë më parë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte kërkuar hetim nga organet e drejtësisë.

Nga pozita që mbante si Drejtor i Shëndetësisë dha dorëheqje edhe Driton Vela, të mërkurën.

Siç mëson televizioni edhe Vela u largua nga komuna për shkak të mospajtimeve me kryetarin, Shpetim Bulliqi.

Jasharaj – Nagavcit: Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku