Prokuroria për personin që u gjet i vdekur në Gjilan: Iu gjetën 86,250 Franga zvicerane

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për personin i cili u gjet i vdekur në një ashensor në rrugën Gjilan-Kamenicë

Prokuroria njofton se viktima ishte raportuar i zhdukur nga data 9 janar 2024 dhe se pas raportimit dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, meqë i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, kishte pasur me vete 86,250 franga zvicerane.

“Pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore