Prokurorja speciale: ish-ministrja Dhurata Hoxha dëmtoi buxhetin 143 mijë euro, me paratë e ministrisë promovoi në media fushatën e saj zgjedhore me 2019

Në Gjykatën  Themelore në Prishtinë , në seancën e së enjtes, prokurorja speciale Ilirjana Çollaku-Tafa, e konsideroi si të nevojshme elaborimin e provave materiale, të cilat ishin tre video-incizime, kontrata mes kompanisë “Pro Solutions“ Shpk , si dhe fatura e biseda në mesë të të akuzuarave

Në këtë rast, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të tjerët Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi“

Në fillim të seancës janë shikuar banerat dhe video-incizimet, të propozuara nga ana e mbrojtjes, për të cilat po pretendon se janë paguar nga MIE-ja për të promovuar fushatën zgjedhore.

Tutje sipas prokurores speciale Çollaku-Tafa,  kompania “Pro Solutions“ kishte lidhur kontratë me 17 mediume : “Periskopi“, “Veriu Info“, “Ekonomia Online“, “Rrokum TV“, “Gazeta Tribuna“, “Epoka e Re“, “Koha.net“, “Kosova Press“, “Gazeta Metro“, “Klan Kosova“, “Newborn“, “Ballkan Info“, “Reporteri“, “Telegrafi“, “Top Lajm“, “Ora Info“, “Drenica Press“.

Çollaku-Tafa, tha se veprimi i ndërmarrë nga të pandehurit Hoxha, Tahiri, Mustafa si dhe Dushi,  ishte  në kundërshtim me parimet dhe kushtet e kontratës “Kontrata për shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, duke i mundësuar të pandehurës Hoxha përfitim të padrejtë në dëm të buxhetit të Kosovës, në shumë prej 143.447.80 euro.

Në mediumet e lartcekura, prokurorja speciale Çollaku-Tafa, gjatë elaborimit të provave matëriale sqaroi se promovimi ishte realizuar me publikimet e banerave, video që vinin në pah të pandehurën Hoxha,

Provat e elaboruara nga ana e prokurores speciale Çollaku-Tafa , u kundërshtuan nga ana e mbrojtjes.

Po ashtu prova e paraqitur nga ana e prokurores Çollaku-Tafa, raporti i mediumt “Rrokum Tv“ Shpk, nuk u pranua nga ana e mbrojtjes pasi që nuk posedonte vulën dhe nënshkrimin e OE-së, e as të përgjegjësve për pranim

Tutje sipas mbrojtjes origjina e këtij dokumenti ishte e pa bazë.

Ndryshe avokati Arbër Jashari, mbrojtësi i të akuzuarit Fitim Mustafa, propozoi prova të reja

Avokati Jashari, i posedonte tri dokumente, njëra ishte  lëshuar nga sekretari permanent Kushtrim Cukaj, i MIE-së, e me të cilin ishte formuar komisioni për vlerësimin e ofertave,

Tutje bashkangjitur me dokumentin e parë, posedonte deklaratat e secilit anëtar të komisionit për vlerësimin e ofertave dhe prova e tretë, nënshkrimi i kontratës, sipas procedurave që del në faqen e KRPKP-së,

Për më gjerësisht avokati Jashari, tha se provat do t’i elaborojë në fjalën përfundimtare

Të njëjtat prova të propozuara nga ana e avokatit Jashari, u aprovuan nga trupi gjykues

Prokurorja speciale Çollaku-Tafa, tha për propozimin e provave nga ana e avokatit Jashari, komente do t´i japë me shkrim, jashtë kësaj seance të shqyrtimit gjyqësor, për hir të kohës, si dhe që do ta shqyrtojë dhe analizojë dhe do ta japë mendimin e saj.

Seanca e sotme u ndërpre me kërkese të anëtares së trupit gjykues Violeta Namani, sepse sipas saj kishte obligime familjare

Kërkesa u aprovua nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili

Ndryshe, ish-ministrja Dhurata Hoxha akuzohet se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 12 maj 2022, kishte ngritur aktakuzën ndaj Hoxhës dhe tre të tjerëve Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, duke i ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.  /BetimipërDrejtësi