Protestë kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës

Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile bashkë me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar kundër politikave  të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri para Qeverisë së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.