Përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit që po përballen me rritjen e çmimit të çimentos kanë protestuar sot para kompanisë Sharr-Cem në Han të Elezit. Si rezultat, dhjetëra maune u vendosën në rrugën përpara kësaj kompanie.
Përfaqësuesi i shoqatës së betonierave të Kosovës, Naim Mahmutaj theksoi se kjo ëhstë hera e tretë e shtrenjtimit të çmimit të çimentos brenda këtij viti.
Ai tha se bizneset janë vënë në një pozitë aq të pafavorshme, sa që bëhet i papërballueshëm vazhdimi i aktivitetit të tyre.
“Së fundmi nga fabrika e çimentos Sharrcem jemi njoftuar për ngritje të sërishme të çmimeve të çimentos për plus 17.81 euro për tonë duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga sot, 8 gusht 2022. Kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar 2022 deri më sot çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për tonë në 129.80 euro apo 58.27 për qind. Prandaj shqetësimet tona janë: Ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos, mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, ngritja në mes të sezonit të punës, ngritja pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër kohor”, theksoi Mahmutaj.
Ai tha se një thes i çimentos në vitin 2019 ka kushtuar 3 euro e 80 centë, ndërsa sot kushton 8 euro, andaj sipas tij ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e cmimit të cementos i ka vënë ne pozita të pafavorshme dhe e bën të paperballushëm vazhdimin e aktivitetin të tyre.
“Ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos shkakton probleme në operimin e bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit dhe të ndërtuesve në realizimin e projekteve dhe kontratave që ne i kemi me klientë dhe bashkëpunëtorë. Planifikimi i bizneseve dhe projektet ndërtimore zgjasin me vite, andaj ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e çmimit të çimentos na ka vënë në pozita të pafavorshme dhe e bën të papërballueshëm vazhdimin e aktivitetit tonë me kushtet dhe çmimet e kontraktuara me klientët tanë. Për të sqaruar, një thes i çimentos në vitin 2019 ka kushtuar 3 euro e 80 centë, ndërsa sot kushton 8 euro. Ndërsa një tonë çimento është po thuajse me çmime të njëjta sikur në perendim, Gjermani”, tha ai.
Ndërsa, Bujar Avdyli, prodhues i betonit paralajmëroi se ky shtrenjtim do të ndikojë në ngritjen e çmimeve të produkteve të betonit.
“Duke kjo është ngritja e tretë me radhë, për këtë vit, arsyetimet për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe shkaku krizës globale si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, nuk besojmë që qëndron kjo. Por, duhet bëjmë me dije të gjithë qytetarët kjo do të ndikojë në ngritjen e çmimit të produkteve të betonit, banesave, lokaleve afariste, pra do të prekë të gjithë qytetarët”, theksoi Avdyli.
Pacolli: Kosova nuk guxon të bëjë asnjë hap me Serbinë pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare
Kosovapress ka kontaktuar edhe zyrtarë të kompanisë Sharr-Cem, por që nuk janë prononcuar lidhur me çmimet.