PSD në aksion, i vendos librezën me nota të dobëta ministres Nagavci

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion sot me rastin e Ditës së Mësuesit, duke i vendosur librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Aksioni i PSD-së u mbajt në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Më herët, PSD-ja mbajti aksion simbolik për të kundërshtuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, para nisjes së seancës ku do të diskutohet për të.