PSD zhvillon aksion në përkrahje të minatorëve: Punëtori grevon, pushteti ndëshkon

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ky aksion është zhvilluar në përkrahje të minatorëve të “Trepçës” që janë në grevë.

Aktivistë të kësja partie kanë ngjitur një baner në objektin e kësaj Ministrie me mbishkrimin “Punëtori grevon, pushtetit ndëshkon”.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie Lisjan Perolli tha se gjuha e vetme e përdorur nga Qeveria minatorët grevistë ka qenë ajo e ndëshkimit.

“Sot është bërë dita e 7 prej kur punëtoret e Trepçës janë futur në grevë. Prej asaj dite deri më sot gjuha e vetme që pushteti e ka përdorur ndaj këtyre punëtorëve ka qenë gjuha e ndëshkimit. Ka qenë gjuha e shantazhit edhe e kërcënimit”, ka thënë Perolli.

Më tutje Perolli tha se sot gati tri vite më vonë qeverisje nuk ka as një investim