Publikohen emrat dhe fotografia – kjo është nëna që humbi jetën me tre fëmijët e saj në Lumin Drin

Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultonin të humbur.

Një prej fëmijëve, vajza 8-vjeçare është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin.

Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën. Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi për dhunë në familje, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.