Publikohen fotot e para nga vizita e Hashim Thaçit në Kosovë

Gazeta10 ka siguruar fotot e para të vizitës së ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë.

Sot ai ka ardhur në vizitë, për të parë nënën e tij që u raportua ditë më parë se ishte e sëmurë.

Ai po mbahet në paraburgim në Hagë, si i dyshuar për krime lufte që nga nëntori i vitit 2020.

Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë vizitë.