Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës.
Ai ishte pjesë e komapnisë Cima Construction, firmë kjo që e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit në vendpunishte.
Burri i vdekur është rreth të 30-ve, dhe ai u gjet mbrëmë rreth orës 21:00 në vendin e tij të punës nga një koleg dhe i afërm i tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën Rrustë Kabashi në Prizren, ndësa Sinjali mëson nga burimet se 30-vjeçari që mbeti i vdekur është Shpejtim Gashi nga komuna e Suharekës.
Gashi ka qenë punëtor i kompanisë Cima Construction. Nga kompania e kanë konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali.
“Po, është e vërtetë. Punëtori ka rënë nga lartësia”, ka thënë Ardian Cana, menaxheri i kompanisë Cima Construction.
“Me pjesën tjetër po merret Policia”, ka thënë ai.
Ndryshe, ende nuk dihet se si erdhi deri tek vdekja e të riut, por Policia që tashmë e ka konfirmuar rastin, ka nisur hetimet mbi shkakun e vdekjes.
“Dje me datë 25.08.2023, rreth orës 21:00 ne vendin e punës në rrugën Rrust Kabashi në Prizren, është gjet një person mashkull i moshës rreth 30 vjeç”.