Qëllohet për vdekje ish-bashkëpunëtori i Donald Trump

Mike Gill, ish-bashkëpunëtor dhe anëtar i administratës së Donald Trump është qëlluar për vdekje pasi një grabitës po tentonte t’i vidhte makinën.

Sipas mediave vendase, Gill, i cili shërbeu si shef i stafit në Komisionin e Tregtisë së të Ardhmes së Mallrave (CFTC), ishte në makinën e tij kur një grabitës hyri brenda mjetit me armë dhe e qëlloi atë.

Policia identifikoi si të dyshuar një 28-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një automjet tjetër rreth një orë më vonë dhe më pas, iu afrua qytetarëve të tjerë dhe u kërkoi çelësat.

Sulmuesi 28-vjeçar u qëllua për vdekje nga policët pak kohë më vonë.Gruaja e Gill, Christina, e dha lajmin për vdekjen e burrit të saj për FOX 5 DC.