Qeveria e Kosovës sot ka miratuar përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Emrat e propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi janë: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.
Më 22 qershor, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar dy vendime të Qeverisë Hoti për bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Gjatë kësaj mbledhje, Qeveria ka shkarkuar anëtarët e vjetër të këtij bordi dhe deri më sot Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka qenë pa bord.
Përleshje mes kushërinjve në kryeqytet, arrestohet babai me dy djemtë