Qeveria falënderon politikanët e vendeve mike për letrën drejtuar Escobarit dhe Lajçakut

Për letrën e deputetëve perëndimorë drejtuar Llajçakut dhe Escobarit që kërkon distancim nga Beogradi kanë reaguar edh enga Qeveria e Kosovës.

Në një prononcim për RTV21, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se mirëpritet kjo letër derisa ka falenderuar edhe me emër shumë prej nënshkruesve të saj.

“Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falenderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën…”tha mes tjerash z. Kryeziu.

Ai ka shtuar se në këtë letër trohen shkaqet dhe shkaktarët e situatër në veri të vendit tonë.

“Ne mbesim të përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri, vigjilent ndaj çfarëdo potenciali për ri-eskalim, dhe besnik ndaj ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.”

Kujtojmë se BE-ja ka marrë masa ndëshkuese pikërisht ndaj Kosovës për veprimet e ndërmarra në veri.