Qeveria miraton 5 rregullore të reja në mënyrë elektronike

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka miratuar 5 rregullore.

Rregulloret e miratuara kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës me kontratë të periudhës të caktuar, rregulloren për orarin, pushimet dhe vijueshmërinë e zyrtarëve publik, rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, rregullorja për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil dhe kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar:

Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar;

Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë;

Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil;

Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil;

Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.