Qeveria miraton Projektligjin për Ekspertët Gjyqësorë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ekspertët Gjyqësorë.

Këtë pikë e ka prezantuar ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu, ka thënë se për herë të parë po procedohet një Ligj i cili ka të bëjë me ekspertët ligjore.

“Kosova për herë të parë po e precedon një Ligj që ka të bëjë me ekspertët ligjorë.Kushtet dhe kriterët për ekspertët janë cështja që do t’i trajtojë ligji.Adreson super ekpertizat e cila nënkuptohet një ekpertizë e një shkalle më të lartë”.

Me shumicë votash është miratuar Projektligji për Ekspertët Gjyqësorë.