Raci “ngjall” pak frikë: Në kushtet e reja gjeopolitike s’guxojmë të flemë të qetë

Analisti politik, Gazmir Raci, për Rubikon në Klan Kosova ka komentuar gjendjen e sigurisë në vend pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçani, duke thënë se rreziku vazhdon të jetë permanent ndaj Kosovës.

Raci ka thënë se ne kushtet e reja gjeopolitike nuk guxojme ta bejmë gjumin rehat.

Rreziku vazhdon të jetë permanent ndaj Kosovës. Ne në këto kushte të reja gjeopolitike nuk guxojmë të flemë të qetë duke menduar se e përfunduam misionin me aksionin e fundit”, shtoi ai.

Nëse ne ende kemi 48 baza serbe aktive përreth vijës kufitare, ky është kërcënim permanent që na kanoset në cdo moment dhe ofrimi i fakteve të përditshme nga ana e institucioneve të sigurisë për grupin terrorist dhe lidhja e këtij grupi tashmë edhe me djalin e Vuciqit, na tregon se ai shtet ishte mbrapa”, tha Raci.