Rahovec Express: Pse asamblistët opozitarë në Rahovec nuk duhet ta lejojnë shkarkimin e Kafexhiut?

Shkruan: Rahovec Express

Zgjedhjet lokale të vitit 2021 e nxorën fitues kandidatin Smajl Latifi për të dytën herë radhazi dhe për të tretën herë në përgjithësi, por për dallim nga e kaluara partia fituese nuk ariti të fitoj shumicën në Kuvendin Komunal.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe LVV u dakorduan që kryesuesi këtë radhë ti takoj atyre.
Me datë 22 Dhjetor të vitit 2021 u konstitua kuvendi komunal për një mandat 4 vjeqar, ku si rrjedhojë Kryesues u zgjodhë Defrim Kafexhiu, anëtarë nga LVV, me votat e partive opozitare (PDK, LDK, LVV).

Pas këtyre ngjarjeve kuvendi filloi punën, përgjatë 2 viteve qeverisje Kryetari i Komunës Smajl Latifi, ariti që në radhët e asamblesë të bëj 3 aderime nga partitë opozitare.

Së pari Shqipe Kryeziu më pas Sinan Kryeziu nga LVV, dhe së fundmi Florida Bajraktari nga PDK i u bashkuan radhëve të AAK-së në kuvendin komunal në Rahovec, kështu AAK-ja tani numron 15 Asambleist në radhët e veta.

Për afro 2 vjet Kuvendi Komunal i Rahovecit kreu punë të mira dhe poashtu në disa mbledhje kishte fërkime kryesisht ndërmjet opozitës dhe qeverisjes Latifi, në mbledhjen e fundit të kuvendit ndodhi diqka e pazakontë, pas kritikave të asambleistëve opozitar, kryetarit Latifi i humbi durimi, kërkonte nga anëtarët e AAK-së të lëshojnë sallën dhe nga kryesuesi që ta mbyll mbledhjen, dhe kështu mbledhja mbaroi me ofendime ndërmjet opozitës dhe pozitës në Kuvend, sa që kryetari kërkonte nga Agjencioni i mediave i cili monitoron Kuvendin Komunal që edhe kamera të ndalet.

Pas kësaj ngjarje mediat lokale filluan të raportonin se AAK kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën do të shkarkohej Kryesuesi i Kuvendit, Defrim Kafexhiu.
Për shkarkimin e Kafexhiut, AAK-së i duhen 16 vota në kuvend, gjersa ajo në radhët e veta i ka 15.

𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐬𝐚𝐦𝐛𝐥𝐞𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐚𝐩𝐨 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐬𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏?
Pasi që asambleistët opozitar kishin përkrahur Kafexhiun, për ta është obligim moral dhe politik që votën e dhënë për kryesues ta mbrojnë deri në fund të mandatit.
Por ditëve në vazhdim mund të shohim ndonjë rëshqitje të ndonjë asambleisti të opozitës, i e cili-a për shkak të interesave personale dhe pazareve me kryetarin Latifi mund dhe ta jap voten PRO rëzimit të Kryesuesit.
Se a do të ketë asambleistë që për pazare dhe interesa do ta tradhtojë votën e vet të Dhjetorit të 2021-tës mbetet të shihet.

𝐎𝐏𝐎𝐙𝐈𝐓𝐀 𝐃𝐎 𝐓𝐄̈ 𝐃𝐀𝐋𝐄̈ 𝐅𝐈𝐓𝐔𝐄𝐒𝐄 𝐕𝐄𝐓𝐄̈𝐌 𝐍𝐄̈𝐒𝐄 𝐃𝐎 𝐓𝐄̈ 𝐀𝐑𝐈𝐉𝐄̈ 𝐓𝐀 𝐌𝐁𝐀𝐉𝐄̈ 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐍𝐄̈ 𝐅𝐔𝐍𝐃 𝐓𝐄̈ 𝐌𝐀𝐍𝐃𝐀𝐓𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐒𝐔𝐄𝐒𝐈𝐍 𝐓𝐄̈ 𝐂𝐈𝐋𝐈𝐍 𝐄 𝐙𝐆𝐉𝐎𝐃𝐇𝐄̈𝐍 𝐌𝐄 𝐕𝐎𝐓𝐀𝐓 𝐄 𝐓𝐘𝐑𝐄.