Rahovec, kujdes nga Vëllaznimi!

KF Rahoveci është kryesues i grupit A në Ligën e Parë.

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e pestë dhe të kaltërit e Alirifës do të ndeshen me Vëllaznimin që edhe më tutje s’ka pikë.

Rahoveci është favorit në letër, s’ka diskutim, por kjo nuk do të thotë se ndeshja është e fituar.

Për ta bërë një gjë të tillë duhen gola. Sa më shumë. Djemtë e lanë dëshmuar deri më tani angazhimin, andaj shpresojmë që njëjtë të veprojnë edhe të martën.

S’ka asgjë të sigurtë. Futbolli luhet 11-11.