Rahovec: Zyrtarja e bankës informon autoritetet, klienti deponoi para metalike që dyshohet të jenë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar disa para të falsifikuara të cilat ishin duke qarkulluar në treg.

Rastet e konfiskimit të parave kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj dhe Rahovec.

Lidhur me rastet Policia ka nisur hetimet.

Rr. Mulla Cufa, Rahovec 21.07.2023 – 13:50. Ankuesja f/k zyrtare e bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 34 euro para metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.