Rahovecasi i zhdukur qe 11 vite, tek tash raportohet në polici

Një rast pak i pazakontë i një personi të zhdukur është raportuar të ketë ndodhur në Rahovec.

Policia bën me dije se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalur nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk din për vendndodhjen e tij.

Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore.