Rahoveciani i dehur kërcënon me thikë vëllanë e tij, ky e lajmëron në polici

Të mërkurën në Rahovec një burrë ka raportuar që vëllai i tij e ka kërcënuar me thikë në gjendje të dehur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit e ka kanosur me një mjet të mprehtë (thikë)”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.