Rama e quan Hetemin sërish “Oso Kuka”: Për një plesht po digjet jorgani

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur edhe për rezistencën që po bën kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, i cili ka më shumë se një muaj që është mbyllur në komunë.

Ai e quajti Hetemin “Oso Kuka”.

Rama tha se tani kanë mbetur dy rrugë.

“Për një plesht të digjet i gjithë jorgani që thotë fjala, ose të bëjmë gjërat që na takojnë. Dalja me sukses në këtë proces me një marrëveshje e lartëson kombin shqiptar. Ndërsa kjo që ndodh sot e ulë kombin shqiptar”, tha ai në Rubikon.