Rama ndan pamje nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, së fundmi ka njoftuar rreth Bazës Ajrore Taktike të NATO-s e cila do të hapet së shpejti në Kuçovë.

Sipas Ramës, kjo dio të shërbej si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore.

“MIRËMËNGJES
dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.