Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.
Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar pamjet e pritjes në llogaritë e tij në rrjete sociale.
Rama e quajti Cameron “mik të çmuar të Shqiptarisë”.
Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, ka shkruar Rama.