Rama takohet me Alicia Kearns, thotë se dëshmoi përkrahje të pakursyer për Kosovën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka takuar deputeten e Parlamentit Britanik, zonjën Alicia Kearns.

Sipas Ramës, në kohë të vështira, janë guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës virtytet që e lartësojnë njeriun.

“Në kohë të vështira, janë guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës virtytet që e lartësojnë njeriun. Zonja Kearns i dëshmoi këto me përkrahjen e pakursyer për të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.