Ramabaja i çuditur me ambasadorët që po i bëjnë presion Kurtit për dinarin serb

Sadri Ramabaja është shprehur i çuditur me reagimin e ambasadorëve dhe presionit që thotë ai ndërkombëtarë tpo i bëjnë kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për sa i përket dinarit serb.

Ramabaja ka thënë në “Pressing” të T7 se një reagim i tillë, siç thotë ai i menjëhershëm nuk kishte ndodhur as më 24 shtator kur një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës në veri.

Sipas tij, ambasadoret po sillen sikur të jenë guvernatorë.

“Ambasadorët sillen sikur të ishin guvernatorë të Kosovës, në asnjë vend në Evropë ambasadorët nuk veprojnë kështu. Është rast i pashembullt”,ka thënë ai.

Më tutje, ai ka theksuar se nuk po ndalohet dinari serb, por do të trajtohet si të gjitha valutat e huaja.

Tutje ai ka thënë se diplomacia po keqinformohet nga Beogradi për zhvillimet në Kosovë.

“Një pjesë e mirë e këtij shqetësimit të diplomacisë vije edhe si rezultat i keqinforimimit dhe keqinterpretimit deri në ekstrem të Beogradit”, ka thënë ai.