Ramabaja: Lumiri ka iluzione, partinë ia udhëheqë një person i PDK-së nga Ferizaj

Analisti Sadri Ramabaja tha në Pressing në T7 se një person nga Ferizaj e kontrollon sistemin gjyqësor në Kosovë.

Ramabaja tha se ky person (që nuk ia përmendi emrin), e kontrollon edhe PDK-në dhe gjysmën e LDK-së, prandaj sipas tij, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka lizuzione se e udhëheq LDK-në.

“Ne jemi vend i vogël, e dim që një person i Ferizajit komplet e kontrollon gjyqësorin pothuajse dhe defakto ai e kontrollon edhe PDK-në dhe gjysmën e LDK-së, dhe Lumiri ka iluzione se e udhëheq LDK-në. Gjysmën nuk e udhëheq fare”, tha Ramabaja në Pressing, transmeton Express.

“Pra jemi në një rreh vicioz, prandaj fola për krizë në moralin politik”.

“Qytetari i din këto, i ndjen”.

“Ka krizë në politikë, në shëndetësi e arsim”, shtoi ai.