‘Ramushi ka qenë duke punuar në baushtell’, Zafir Berisha suImon Haradinajn për deklaratat në lidhje me Thaçin

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka kritikuar kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj, për deklaratat që ky i fundit i bëri në lidhje me Thaçin e Remin, për të cilët tha se ishin turistë në luftë.

Berisha ka thënë se nuk është në rregull mënyra se si u shpreh Haradinaj, e se duhet të kërkoj falje.

Madje, Berisha ia përmendi edhe “baushtellën” Haradinajt, duke thënë se kur sulmohej policia nga Berisha me shokë, në vitet 92-93, Haradinaj ishte në Zvicër duke punuar në “baushtell”, por këto gjëra sipas Berishës, nuk është në rregull të përmenden.

Shkrimi i tij:

Nuk e di se në çfarë gjendje emocionale dhe shpirtërore ka mundën me qenë në atë moment, mirpo Ramushu duhet me kërku falje për lapsusin e bërë!

Qasja provinciale me mentalitet mesjetar për luftën e UÇK-së dhe eksponentët e saj, i ka mundësuar mbeturinave të Serbisë të këthehen në pushtet nën ombrellën e sektit të LVV.

Drenica, Llapi dhe asnjë zonë tjetër e Kosovës, nuk kanë zona ku gjatë kuftës ka mundën me qenë turist…

Lufta për sa e di unë nuk ka filluar me 24 mars 1999, sepse ata që u vranë para kësaj date duke përfshi edhe vllaun e Ramushit nuk do të ishin heroi të UÇK-së.

Ne që e kemi sulmuam milicin e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qënë duke punuar në “baushtellë” në Zvicër!!!

Me gjithë respektin për luftën që ka bërë Ramushi me familje dhe bashkëluftëtarët e tij në Dugagjin, nuk besoj që kjo i jepën të drejtë atij me u shprehë për të tjerët kështu, veçenarisht në këtë kohë kur Serbia dhe argatët e saj në pushtet, nuk po lën gurë pa lëvizuar oër ta vën në pikëpytje luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të arriturat e saj.

Zafa