Raportohet për tjetër shpërthim në veri, zhurma detonon edhe jugun e Mitrovicës

Foto: Ilustrim

Një mjet shpërthyes sapo ka detonuar veriun e Mitrovicës pak minuta më parë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme. Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt.

Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë për gazetën se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.

Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.